Protestuesit ia tregojnë gishtin e mesit Tomë Gashit që doli t’i vëzhgojë nga ballkoni

Mijëra qytetarë sot dolën në protestën kundër shtrenjtimit të rrymës të organizuar nga Partia Socialdemokrate.

E për të parë protestën e këtyre qytetarëve, në ballkonin e zyrës së tij doli edhe avokati Tomë Gashi, shkruan Gazeta Express.

Ai i fotografoi protestuesit.

E kjo gjë nuk u prit mirë nga disa prej tyre.

Disa protestues ia ngritën gishtin e mesëm avokatit Tomë Gashi që njihet si mbështetës i partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosjes.

Kategoritë
LajmeVendi