Protestuesit përplasjen me policinë, tentojnë të hyjnë në Kuvendin e Shqipërisë

Situata para Kuvendit të Shqipërisë ku po zhvillohet protesta e opozitës duket se po del jashtë kontrollit. Protestuesit kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë, ndërsa janë hedhur edhe flakadanë në drejtim të efektivëve.

Pas hedhjes së tymuesve, protestuesit kanë tentuar të hyjnë brenda ambienteve ku po mbahet seanca plenare. Pas shtyrjes trup më trup mes turmës së protestuesve dhe efektivëve të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtës, situata nuk ka agravuar më tej në përplasje fizike.

Kategoritë
LajmeRajoni