PSD-ja e gjuan Kurtin me qershi pas një aksioni para Qeverisë

PSD-ja ka mbajtur një aksion para objektit të Qeverisë së Kosovës për të kundërshtuar marrëveshjen e mbrëmshme me Serbinë.Sipas PSD-së, Kurti ka pranuar Asociacionin me marrëveshjen e mbrëmshme në Bruksel, ndërsa si shenjë e kësaj, aktivistët e saj i kanë hedhur Kurtit qershia në momentin kur ai po dilte nga objekti i Qeverisë

“Sapo ndodhi: Kryeministrit ia dhamë f’tyrës qershitë që i ka p’shurrë. U perpoq me hy tinëz kah dera e pasme në ndërtesë të qeverisë në sallën ku kishte takim me anëtarët e VV-së, por e zumë.

Në keto momente po mban tubim, i perlyer në trup me qershitë që i ka p’shurrë. Të bëfshin mirë qershitë kryeministër! Por Asociaciomin nuk ke me e sjellë pa rezistencë qytetare”, ka shkruar Krasniqi.

Kategoritë
LajmeVendi