Pse amerikanët nuk e duan një tjetër përballje Trump-Biden

Njoftimi i Presidentit Joe Biden se do të kandidojë sërish në vitin 2024 nuk mund të vinte në një kohë më të mirë, ose më të keqe, për Presidentin e 46-të të Shteteve të Bashkuara. Biden zbuloi kandidaturën e tij të katërt dhe të fundit për presidencën në një video të publikuar të martën, në përvjetorin e katërt të fillimit të fushatës së suksesshme të vitit 2020 që e solli atë në Shtëpinë e Bardhë pas katër viteve të udhëheqjes së Donald Trump. Njoftimi pritej prej disa muajsh. Në shumë raste, presidenti kishte thënë se synon të kandidojë për rizgjedhjen si president, por ai ishte përmbajtur nga zyrtarizimi i kandidaturës. Ndihmësit ia kanë atribuar vonesës hezitimit të natyrshëm të Bidenit kur bëhet fjalë për marrjen e vendimeve të mëdha, si dhe mungesës së opozitës domethënëse në partinë e tij dhe çorganizimit të nga ana republikane.

Tjetër përballje me Trump

Megjithatë, e gjithë kjo situatë po çon në një ripërballje mes Bidenit dhe Trump. Kjo mundësi ishte një nga arsyet pse Biden vonoi të shpallte planet e tij për rizgjedhje. Ai është njeriu më i vjetër që ka shërbyer ndonjëherë si shef ekzekutiv i Amerikës dhe një shumicë e konsiderueshme votuesish thonë se mosha e tij (ai do të jetë 82 vjeç në ditën e zgjedhjeve) është një shqetësim. Por presidenti dhe rrethi i tij i ngushtë e shohin praninë e vazhdueshme të presidentit të 45-të të akuzuar dy herë të akuzuar dhe të turpëruar në skenën politike amerikane si një mundësi për Biden për t’u kthyer te temat që ndihmuan fushatën e tij 2020. Statusi i Trump do t’i japë Biden shkakun që i nevojitet për t’u kujtuar votuesve se përse e zgjodhën atë edhe herën e parë. Ata gjithashtu besojnë se fokusi i vazhdueshëm republikan në kufizimin e të drejtave riprodhuese, dhe roli i Trump në emërimin e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë që “shkelën” të drejtat e abortit vitin e kaluar, do të çojë në pjesëmarrje demokrate si në 2020, ose edhe më të lartë.

Basti i Biden

Biden kryeson rivalin e tij të vitit 2020, Donald Trump, në shumicën e sondazheve të votuesve në lidhje me preferencat e përgjithshme zgjedhore, megjithatë duket se amerikanët në masë të madhe nuk duan të shohin një përsëritje të zgjedhjeve të 2020. Madje, nuk janë plotësisht të kënaqur me alternativat. Rreth 65 për qind e amerikanëve mendojnë se vendi është në rrugën e gabuar, sipas sondazhit më të fundit të Reuters/Ipsos. Presidenti aktual po ashtu është i vendosur për t’u bërë thirrje votuesve të lëkundur që mund të jenë vendimtarë në një garë me Trump.  Basti i vendosur nga Biden dhe rrethi i tij i ngushtë është se ata do të përsërisin pa dyshim suksesin e vitit 2020, duke e vënë theksin tek sukseset e katër viteve të fundit, veçanërisht programin e tij ekonomik dhe përpjekjet për të nxitur prodhimin në SHBA.

Mundësitë e rizgjedhjes

Si president, Biden i ka qëndruar besnik rrënjëve të tij të klasës së mesme në Pensilvani. Gatishmëria e tij për të përqafuar proteksionizmin, përfaqëson një përgjigje ndaj shqetësimeve rreth globalizimit që Trump shfrytëzoi vazhdimisht. Biden ka përdorur gjithashtu përvojën e tij si senator për ndryshime historike në legjislacion, duke përfshirë një ligj infrastrukturor prej 1 trilion dollarësh dhe paketën më të madhe të masave klimatike në historinë e SHBA. Ai ka miratuar reformat e kujdesit shëndetësor dhe Aktin e çipave për të rritur prodhimin vendas të gjysmëpërçuesve. Ky është një rekord për t’u paraqitur para votuesve. Në politikën e jashtme, tërheqja nga Afganistani ishte kaotike dhe pikëpamjet evropiane ndonjëherë ndryshojnë nga Biden-i se si të trajtojë Kinën. Por përgjigja ndaj luftës në Ukrainë ka qenë e fortë dhe efektive, dhe Biden ka qenë i aftë në marshimin e aleancës perëndimore. Shumë në Evropë do të kenë frikë nga perspektiva se ai mund të zëvendësohet nga Trump, dyshimi i të cilit për NATO-n dhe miqësia Vladimir Putin dhe Xi Jinping dihen tanimë. Dyshimet për rizgjedhjen e Bidenit nuk janë të vështira për t’u kuptuar. Por siç shkruan “Financial Times”, SHBA është një demokraci. Presidenti ka të drejtë të qëndrojë përsëri. Tani do t’u mbetet votuesve amerikanë të vendosin nëse ai ka marrë vendimin e duhur.

Kategoritë
BotaLajme