Është e vështirë të kuptohet pse asnjë nga gjigantët e futbollit evropian nuk po dëshirojnë të nënshkruajnë me Cristiano Ronaldon.
Sulmuesi i Manchester United dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve këtë sezon dhe i kërkoi agjentit të tij, Jorge Mendes, që t’i gjejë një ekip në atë kompeticion.
Si i tillë, Ronaldo u lidh me një lëvizje në ekipe si Bayern Munich, Paris Saint-Germain, Atletico apo Real Madrid, por duket se askush nuk dëshiron të nënshkruajë me portugezin, i cili ka shënuar 815 gola në karrierë.
Më poshtë mund të gjeni klubet që kanë qenë të lidhur me portugezin dhe pse refuzuan të nënshkruajnë me të.
Bayerni i Mynihut
Pala gjermane ishte një nga të parat që deklaroi publikisht se Cristiano Ronaldo nuk ishte në planet e tyre.
“Ne arritëm në përfundimin se, pavarësisht gjithë vlerësimit që të gjithë ndiejmë për të, ai nuk do të ishte përshtatur me filozofinë tonë në situatën aktuale”, tha CEO Oliver Kahn.
PSG
Kampionët e Ligue 1 vendosën të ndryshojnë rrjedhën e planifikimit të skuadrës së tyre pas largimit të Mauricio Pochettino dhe drejtorit sportiv Leonardo.
Presidenti Nasser Al-Khelaifi theksoi gjatë konferencës për shtyp ku prezantoi trajnerin e ri Christophe Galtier se skuadra është në kërkim të më shumë angazhimeve afatgjata dhe se Cristiano Ronaldo nuk i përshtatet idesë së re.
Chelsea
Opsioni për të luajtur për Blutë do të kishte joshur Cristiano Ronaldon, por disa media kanë theksuar se Thomas Tuchel nuk e do shumë sulmuesin portugez, ndaj ai nuk ka vend te Chelsea.
Atletico dhe Real Madrid
Ish-klubi i tij nuk e mendoi rikthimin e mundshëm të golashënuesit më të mirë në historinë e tyre, ndërsa shumë tifozë të Atletico Madrid shprehën kundërshtimin e tyre ndaj një nënshkrimi të mundshëm të Cristiano Ronaldos.
Sindikata ndërkombëtare e grupeve të tifozëve të Atletit madje lëshoi një deklaratë në të cilën ata shprehën “refuzimin absolut” të mundësisë së nënshkrimit të Ronaldos, “i cili përfaqëson antitezën e vlerave që janë shenja dalluese të Atletit tonë”.
Për më tepër, presidenti i Atletico-s, Enrique Cerezo, tha në prezantimin e Nahuel Molina se skuadra nuk do të bëjë më nënshkrime.