Pse duhet t’i lani rrobat tuaja të blera rishtazi përpara se t’i vishni ato?

Disa njerëz nuk e kanë zakon të lajnë rrobat e blera rishtazi para se t’i veshin ato dhe ky zakon i keq mund të jetë shkaku i problemeve të shumta shëndetësore.

Ekspertët paralajmërojnë se rrobat kalojnë nëpër shumë duar gjatë rrugës nga fabrika në dyqan, shpesh ruhen në kushte të papërshtatshme dhe provohen nga shumë njerëz përpara blerjes. Pikërisht për këtë arsye rrobat mund të jenë një terren pjellor për infeksione të ndryshme, sëmundje të lëkurës apo për shembull morra.

Për sa i përket higjienës, është më mirë të lani rrobat të paktën një herë, në disa raste edhe dy herë, përpara se t’i vishni ato.

“Si dermatolog kam qenë dëshmitar i problemeve të ndryshme të lëkurës për shkak të moslarjes së rrobave dhe personalisht nuk do ta rrezikoja”, thotë doktor Donald Belsito, profesor i dermatologjisë në Universitetin e Kolumbisë.

Besohet se rrobat e palara janë shkaktar i mundshëm i pityriasis (lat. Pityriasis rosea), një sëmundje që fillon me shfaqjen e një medaljoni primar të kuq në trup, pas së cilës vatra më të vogla përhapen në lëkurë.

Si arsyeja më e rëndësishme dhe më e rrezikshme pse duhet të lahen rrobat, ekspertët përmendin mbetjet e bojës dhe kimikatet si formaldehidi që përdoren në prodhim.

Është formaldehidi ai që është fajtor për alergjitë e shumta, imunitetin e dobësuar dhe hulumtimet kanë treguar se mund të jetë i dëmshëm për shëndetin. Gjendet në rrobat që nuk rrudhen, po ashtu duhet t’i kushtoni vëmendje rrobave të bëra nga pëlhura sintetike sepse ato janë të ngjyrosura nga ngjyra të dëmshme azo-aniline.

Nëse normalisht keni probleme me alergjitë, këto substanca mund t’ju bëjnë të keni një reagim të fortë, ndërsa për personat e tjerë mund të shkaktojnë acarim.

Kategoritë
Të ndryshme