“Pse vazhduat dërgimin e bombave kur ne patëm një marrëveshje në maj”, tha gazetari Max Blumenthal
Sekretari amerikan i Shtetit në largim Antony Blinken u përball me protestë nga dy gazetarë gjatë një konference për shtyp në Departamentin e Shtetit, për shkak të gjenocidit në Rripin e Gazës, raporton Anadolu.
Gazetari amerikan Max Blumenthal ndërpreu fjalën e Blinkenit në fillim të konferencës dhe tha se 300 gazetarë në Gaza janë shënjestruar nga bombat amerikane.
“Pse vazhduat dërgimin e bombave kur ne patëm një marrëveshje në maj. Të gjithë e dinim se kishim një marrëveshje. Të gjithë në këtë dhomë e dinë që kishim një marrëveshje, Tony, dhe ti vazhdove dërgimin e bombave. Pse sakrifikove rendin e bazuar në rregulla nën petkun e përkushtimit tuaj ndaj sionizmit”, bërtiti Blumenthal.
Blumenthal, i cili u kërkua të largohej nga salla nga sigurimi, vazhdoi protestën e tij duke thënë: “Pse e lejuat vrasjen e miqve të mi? Në muajin maj kishte një marrëveshje për armëpushim. Ju e lidhët judaizmin me fashizmin dhe mbështetët shkatërrimin e fesë sonë. Pse e lejuat këtë gjenocid? Si ndiheni që trashëgimia juaj është gjenocidi?”
Një gazetar tjetër, Sam Husseini, gjithashtu protestoi ndaj Blinkenit dhe u largua me forcë nga dhoma pasi ndërpreu konferencën e fundit të shtypit të Blinkenit.
“Kriminel, pse nuk jeni në Hagë”, tha ai para së të nxirrej me forcë nga sigurimi.