Pse fanella e re e Liverpoolit ka logon e Nike-it të kthyer në drejtimin e gabuar

Liverpooli do të debutojë të dielën me fanellën e tij të tretë të re në derbin e madh të Premierligës kundër Manchester Unitedit, njoftoi klubi.

Skuadra e Arne Slot do të arrijë të dielën në Old Trafford, ku do të përpiqet të ruajë fillimin e përkryer të sezonit në Premierligë.

Lojtarët e Liverpoolit do të veshin fanella të bardha gjatë ndeshjes, të cilat klubi i prezantoi që dje.

Shortset për garniturën e tretë janë të zeza, çorapet janë të bardha, ndërsa fanella e portierit Alisson Becker do të jetë e gjelbër.

Kompleti përfshin edhe logon vertikale të Nike-it si pjesë e koleksionit të markës “Together We Rise,” për të cilin thonë se feston lojën e grave dhe përshpejtimin e saj në sportin botëror.

“Fanellat e tretës garniture janë të frymëzuara nga historia unike e klubit, identiteti i veçantë, kultura dhe komunitetet e larmishme. Fanella e Liverpoolit ka një ‘dizajn rebel’ dhe feston artistet punk që sollën një tingull të ri në qytet. Ajo kombinon ngjyrat legjendare të klubit me një model të zhurmshëm të përzier, si një homazh për artistet e guximshme të qytetit, dhe përmban pendë të zogut Liver. Në pjesën e pasme të fanellës, amblema 97 e rrethuar nga flaka e përjetshme qëndron krenare në zverk, si kujtim për fëmijët, gratë dhe burrat që u vranë si pasojë e katastrofës në Hillsborough,” kanë bërë të ditur nga Liverpooli.

Kategoritë
Sport