Franca nuk do ta ketë mundësinë që ta shtojë një yll në stemën e saj në rast se fitojnë medaljen e artë në Lojërat Olimpike, përkundër se kjo ka ndodhur më herët me një shtet tjetër.
Futbolli asnjëherë nuk ka qenë fokusi kryesor në Lojërat Olimpike dhe nuk konsiderohet si një garë e madhe nga shumica e shteteve, me ekipet që kërkohet të paraqiten me lojtarë nën moshën 23-vjeçare dhe vetëm tre lojtarë të moshuar që kanë të drejt loje.
Duke qenë se Kupa e Botës dhe turnetë specifik të kontinenteve tashmë janë mbajtur çdo katër vite, krahas edhe orarit që dhurojnë Lojërat Olimpike, medalja e artë nuk është konsideruar asnjëherë si një çmim i madh në botën e futbollit.
Sidoqoftë, kjo nuk ka qenë gjithmonë kështu pasi shembulli i fundit është Brazili në vitet 2016 dhe 2020.
Të fitosh medaljen e artë nuk ka qenë gjithmonë fokusi tek medalja, pasi më herët vlerë më të madhe kishte ‘ylli i artë’ që shtohej në stemë.
Paris 1924 dhe Amsterdam 1928 ishin konsideruar nga organet drejtuese të futbollit si kampionate botërore, duke i bërë ato të baraz-vlefshme me Kupën e Botës.
Fitues i këtyre medaljeve të arta befasisht ishte Uruguai, të cilët kishin dominuar futbollin në atë epokë e cila kulmoi me fitoren e tyre në edicionin e parë të Botërorit në 1930.
Këto tri fitore e po ashtu edhe Botërori i vitit 1950, bëri që kombëtarja e Uruguait të stoliset me katër yje në stemën e saj.
Më 24 maj të vitit 2023, FIFA kishte sqaruar zyrtarisht këtë duke publikuar historinë e tyre dhe duke i njohur ato turne olimpik të futbollit si të organizuar drejtpërdrejtë nga FIFA.
Sidoqoftë, ishte bërë gjithashtu e qartë se turnetë e viteve 1924 dhe 1928 do të mbeten si të vetmet Lojëra Olimpike që janë të baraz-vlefshme me Kupën e Botës.
Kjo do të thotë se çdo ëndërr për të shtuar edhe yllin e tretë në stemën e Francës në rast se fitojnë këtë vit medaljen e artë, tashmë ka marr fund.