Pse Greqia miratoi ligjin për një javë pune 6-ditore

Qeveria greke miratoi më datë 1 korrik ligjin e ri sa i përket detyrimit të punonjësve për të punuar gjashtë ditë në javë. Kjo do të bëhet në këmbim të një shtese prej 40% të pagës së tyre ditore. Kështu nëse një punëtor grek paguhej 500 euro në javë, tani mund të fitojnë 140 euro shtesë, duke i çuar të ardhurat e tyre javore deri në 640 dollarë.

Ligji nr 5053\2023, i cili hyri në fuqi në datën 1 korrik, nuk është i detyrueshëm. Megjithatë, nëse një kompani e miraton atë, ajo duhet të zbatohet në mënyrë uniforme për të gjithë punonjësit e saj. Sektorët që përjashtohen nga ky ligj janë ata të ushqimit dhe turizmit.

“Bërthama e këtij legjislacioni është miqësor ndaj punëtorëve, është thellësisht i orientuar drejt rritjes”, tha Mitsotakis përpara se parlamenti grek të miratonte ligjin në shtator 2023. Kjo deklaratë e tij vjen pasi përmes këtij ligji Greqia të arrijë të rimëkëmbet financiarisht për shkak të krizave të vazhdueshme të Evropës në dekada.

Pra qëllimi final është rritja e produktivitetit dhe rrjedhimisht produktit të brendshëm bruto. Për Ministren e Punës në Greqi ky ligj ndihmon në zhdukjen e punës së padeklaruar dhe synon të rrisë të ardhurat e punonjësve.

Nga ana tjetër, George Dimitriadis, sekretari i përgjithshëm Konfederatës së Përgjithshme të Punëtorëve Grekë, ka sjellë në vëmendje disa arsyetime kundër këtij ligji, mes të cilave sipas tij:

-Puna e tepërt ka një ndikim të dëmshëm në shëndetin mendor të dikujt

-Pasojat afatgjata do të jenë negative, duke çuar në kosto më të larta të kujdesit shëndetësor dhe ulje të produktivitetit në punë

Ligji do të prekë në mënyrë disproporcionale gratë, të cilat ende marrin përsipër barrën e kujdesit për fëmijët në një vend që është kryesisht tradicional etj.

Kategoritë
LajmeRajoni