Pse rrugët në Katar janë blu?

Katari prej ditësh është në qendër të vëmendjes dhe përveç futbollit, njerëzve u interesojnë edhe detaje, të cilat në këtë vend janë krejt normale dhe bota po i sheh për herë të parë. Ashtu si rrugët, të cilat janë blu në Katar.

Për shkak të temperaturave të larta në Katar, jeta ndonjëherë është e padurueshme. Kjo është arsyeja pse ata vendosën të aplikojnë teknologji inovative në Doha. Një prej tyre është asfalti blu, pra një shtresë e trashë një milimetër e ngjyrës blu, e cila bën të mundur uljen e temperaturës së sipërfaqes deri në 20 gradë, raporton Qataraliving, përcjellë City Magazine.

Dhe kështu, në projektin pilot, ata rilyen asfaltin e zi. 200 metrat e parë u përdorën si një lloj eksperimenti në të cilin sensorët monitoruan ndryshimin e temperaturës për 18 muaj. Temperatura ka rënë nga maksimumi 69 gradë me më shumë se 10 gradë në asfaltin blu.

Në qytet u përpoqën edhe me ngjyra të tjera, jeshile, e kuqe, vjollcë, por bluja dha rezultatet më të mira.

Një projekt i ngjashëm u lançua në Los Angeles, ku rrugët dhe disa kënde lojërash u mbuluan me një shtresë të veçantë. Efekti i uljes së ngrohjes ishte i dukshëm dhe arriti në rreth shtatë gradë.

Kategoritë
KurioziteteTë ndryshme