PSG i ofron Messit një kontratë të re

Sipas Gazzetta dello Sport, drejtuesit e Paris Saint-Germain i kanë ofruar Lionel Messit një marrëveshje të re punësimi.

Sipas mediave autoritative, shefat e gjigantit francez duan ta mbajnë në radhët e tyre argjentinasin e madh deri në vitin 2024 me mundësi vazhdimi të kontratës edhe për një sezon. Kushtet financiare të marrëveshjes së mundshme nuk u zbuluan, shkruan abcnews.al.

Kujtojmë se kontrata me Messin skadon në fund të sezonit aktual dhe vetë lojtari planifikon të kthehet në vendlindjen e tij, Barcelona.

Këtë sezon Leo filloi në mënyrë të mahnitshme. Në të gjitha garat, sulmuesi shënoi gjashtë gola me tetë asistime në 11 ndeshje.

Kategoritë
Sport