Paris Saint Germain eliminoi Liverpoolin nga Liga e Kampionëve dhe më pas e ironizoi rivalin e tij në një mënyrë shumë interesante përmes një postimi në rrjetet sociale pas humbjes së fundit të Liverpoolit.
“The Reds” nga Anfield brenda pak ditësh humbën mundësinë për të fituar dy trofe. Në Ligën e Kampionëve u eliminuan nga PSG, ndërsa në finalen e Kupës së Ligës Angleze u mposhtën nga Newcastle, duke mbetur pa trofeun e synuar.
Newcastle fitoi me rezultatin 2:1 falë golave të Dan Burn dhe Alexander Isak, duke siguruar trofeun e parë zyrtar pas 70 vitesh pritjeje.
Në kampin parisien, ky lajm u prit me entuziazëm dhe ata nuk humbën mundësinë për t’i “thumbuar” rivalët nga Liverpooli.
Një tifoz i Liverpoolit në finalen e djeshme mbante një shall të ekipit të tij, por edhe një kapele të PSG-së. Kjo skenë u prit me entuziazëm nga klubi parisien, i cili publikoi një mesazh viral në rrjetet sociale:
“Nëse nuk mund t’i mposhtni, bashkohuni me ta.”
Ky postim i PSG-së shkaktoi reagime të shumta pozitive, jo vetëm nga tifozët e tyre, por edhe nga ata neutralë.
Natyrisht, PSG-ja aludoi se tifozi i Liverpoolit ka nisur të mbështesë ekipin parisien pasi ata triumfuan në duelin e 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve.