Psikologu paralajmëroi një gabim të rrezikshëm të bërë nga shumë prindër: “Ajo e çon fëmijën në izolim”

Psikiatri serb Ivica Mladenoviq zbuloi gabimin që bëjnë shumë prindër, i cili bën që fëmijët e tyre të mos i dëgjojnë fare dhe të shkëputen nga realiteti.

Përkatësisht, ai pohon se gabimi më i madh që bëjnë prindërit është se një gjë thonë e një tjetër bëjnë. Nëse ju vetë nuk jeni një shembull i mirë për fëmijën tuaj, nuk mund të prisni që ai të jetë i suksesshëm.

Duhet të jeni mjaftueshëm të përkushtuar ndaj tyre. Si shembull i ndikimit negativ të prindit te një fëmijë, ai përmendi lejimin e përdorimit të tepërt të telefonave celularë.

Ai deklaroi se një fëmijë dy ose tre vjeç që “di gjithçka në internet” i bën prindërit krenarë dhe pas vetëm disa vitesh rritet dhe bëhet një i varur që ka nevojë për trajtim.

Fëmijët nuk janë kurrë fajtorë. Koha e pamjaftueshme që kalojmë me ta, shtyrja e aktiviteteve të përbashkëta dhe mbi të gjitha modeli i gabuar që u japim, kur na shohin me telefon ditë pas dite, i tërheq më të vegjlit në botën virtuale. Jeta në virtuale e çon fëmijën në izolim, uri, lënien e shkollës, miqve, familjes…”, tha ai në podkastin e “Mamazjanija”.

Kategoritë
FamiljeShëndetësi