Publikohen pamje dëshpëruese para Aeroportit në Kabul – turma të mëdha pavarësisht masakrës së djeshme

Dy shpërthime të ndara kanë ndodhur në kryeqytetin afgan, Kabul, përgjegjësinë e së cilës e ka marrë dega e Shtetit Islamik në Afganistan, ISIS-K.

Kjo nuk ka bërë që të ndalen përpjekjet e disa shteteve për evakuimin e afganëve dhe ndërkombëtare.

Së fundim, gazetari i Wall News, Guy Elster publikoi një video në Twitter këtë mëngjes pranë aeroportit të Kabulit.

“Kështu duket dëshpërimi. Turma njerëzish në aeroportin e Kabulit këtë mëngjes, pavarësisht masakrës së djeshme. Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA po paralajmërojnë për sulme të reja”, shkroi ai.

Ndryshe, 12 marinsa amerikane dhe 90 afganë raportohet se kanë vdekur si pasojë e shpërthimeve.

Kategoritë
BotaLajme