Publikohen pamje nga aksidenti në Klinë, ku humbën jetën dy persona

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ndodhi sot rreth orës 18:25 në magjistralen Pejë-Prishtinë, saktësisht në Klinë.

Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka thënë për lajmi.net se dy personat që humbën jetën në aksident, janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës pa shenja jete.

Gashi ka thënë se së shpejti policia do të japë detaje të tjera rreth aksidentit.

Në rrjetin social Facebook, tashmë janë shpërndarë edhe pamje nga aksidenti i rëndë në Klinë. 

Kategoritë
LajmeVendi