Publikohen pamjet nga momenti tragjik i rrëzimit të helikopterit në Kiev, ku vdiq ministri i Ukrainës

Ka shkuar në 18 numri i të vdekurve nga rrëzimi i helikopterit në Brovary ku humbi jetën edhe ministri i brendshëm ukrainas.

Përveç ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës, nga përplasja e avionit në Kiev mbetën të vrarë edhe zëvendësi i tij i parë Yevhen Yenin dhe sekretari i shtetit i ministrisë Yuriy Lubkovych

Oleksiy Kuleba, guvernatori i rajonit të Kievit, ka thënë se tre fëmijë janë në mesin e 18 të vdekurve.

Të gjitha shërbimet e urgjencës janë në vend,” tha ai në një postim në Twitter.

Kategoritë
BotaLajme