Publikohen pamjet nga sateliti Gökturk-1 të Aeroportit Rize-Artvin

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare (MSB) publikoi pamjet nga sateliti Gökturk-1 të Aeroportit Rize-Artvin, i cili u inaugurua dje nga Presidenti Recep Tayyip Erdogan.

Në postimin e shpërndarë në llogarinë në rrjetet sociale të Ministrisë, shkruhet: “Dëshironi t’i hidhni një sy Aeroportit Rize-Artvin nga hapësira? Aeroporti i ri, të cilin ne e shohim me satelitin tonë Gökturk-1 nën kontrollin e Komandës sonë Satelitore të Zbulimit, do të jetë i dobishëm për vendin dhe kombin tonë, veçanërisht për popullin e këtij rajoni.”

Kategoritë
BotaLajme