Publikohen vendimet, Trepça e Peja gjobiten nga FBK-ja

Komisioni i Garave i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) ka publikuar vendimet pas ndeshjes së parë finale, mes Trepçës dhe Pejës.

KG sjelljet e të dy ekipeve i vlerësoi si fer dhe korrekte, përveç trajnerit të Pejës, Rami Hadar dhe lojtarit, Alban Veseli, që u ndëshkuan me gabime teknike,

Ndërkaq, për sjelljen e shikuesve në “Minatori”, në vendimin e publikuar nga FBK thuhet “Hedhje te gjësendeve te buta, ofendime në drejtim të skuadrës mysafire , ndezje te mjeteve piroteknike”.

Lidhur me këto, Komsioni i Garave mori këto vendime:

Alban Veseli (KB Peja) dënohet me 200 Euro, konform nenit 50.1 të PG

Yoram Hadar (KB Peja) dënohet me 50 Euro, konform nenit 50.5 të PG

KB Peja dënohet me 200 Euro, konform nenit 50.5 të PG

KB Trepca dënohet me 400 Euro, konform nenit 49.6 të PG

KB Trepca dënohet me 150 Euro, konform nenit 49.2 të PG

KB Trepca dënohet me 200 Euro, konform nenit 49.10 të PG

Kategoritë
LajmeSport