Publikohet biseda e Putin dhe Macron 4 ditë para nisjes së pushtimit në Ukrainë

Emmanuel Macron dhe Vladimir Putin patën një përplasje të furishme telefonike vetëm katër ditë para se forcat ruse të pushtonin Ukrainën, ka zbuluar një regjistrim i publikuar sëfundmi.

Presidenti francez “sulmoi” homologun e tij negociatat që ai duhet të bënte me separatistët pro-rusë, duke thënë në një moment: “Nuk e di se ku e mësuan ligjin avokatët tuaj!”

Telefonata e tensionuar përfundoi me Putinin duke thënë se ishte duke luajtur hokej mbi akull, pasi hoqi dorë nga kërkesat për të mbajtur një takim me Joe Biden.

Detajet e thirrjes konfidenciale të 20 shkurtit u zbuluan nga transmetuesi France 2 në një dokumentar mbi trajtimin e konfliktit nga presidenti francez, ”Një President, Evropa dhe Lufta”.

Në diskutimin e zjarrtë, Macron i tha Putinit: “Nuk e di se ku e ka mësuar ligjin avokati juaj! Unë thjesht po shikoj tekstet dhe po përpiqem t’i zbatoj ato! Nuk e di se cili avokat do t’ju thotë se në një vend sovran, tekstet e ligjeve propozohen nga grupet separatiste dhe jo nga autoritetet e zgjedhura në mënyrë demokratike.”

Putin i acaruar përgjigjet më pas: ‘Kjo nuk është një qeveri e zgjedhur në mënyrë demokratike. Ata erdhën në pushtet me një grusht shteti, kishte njerëz të djegur të gjallë, kishte gjakderdhje dhe Zelenski është një nga ata që janë përgjegjës.’

Kategoritë
BotaLajme