

Me fillim nga ora 19:00 në kuadër të javës së dhjetë të Superligës së Turqisë do të zhvillohet ndeshja mes Kayserispor dhe Galatasaray, transmeton Gazeta Metro.
Anësori i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica edhe këtë takim do ta fillojë si rezervist.
Milot Rashica u huazua këtë afat kalimtar të verës nga Norwich City te gjiganti turk. Megjithatë, deri më tani është paraqitur në fushë vetëm tetë minuta.Gazeta Metro para disa ditësh kishte kontaktuar me gazetarin sportiv të televizionit të njohur turk TRT Spor, Evren Goz.
Ai kishte folur për pritshmëritë që kanë në Turqi për Rashicën, ndërsa ndër të tjerash kishte treguar edhe disa nga arsyet pse nuk po luan anësori nga Vushtrria.
