Publikohet lista, ja cilët janë qytetet më të shtrenjta në botë për 2022

Kompania globale e lëvizshmërisë ECA International ka publikuar listën e saj vjetore të qyteteve më të shtrenjta në botë për të jetuar dhe sërish Hong Kongu është në krye të listës.

Renditja është bërë në bazë të çmimit mesatar të produkteve shtëpiake si qumështi dhe vaji i gatimit, qiraja, shërbimet komunale, transporti publik dhe fuqia e monedhës vendase.

Ja cilat janë qytetet e tjera më të shtrenjta për 2022.

1. Hong Kong

2. New York

3. Gjeneva

4. Londra

5. Tokio

6. Tel Aviv

7. Zyrihu

8. Shangai

9. Guangzhou

10. Seul

Azia, e sigurt, merr cmimin për kontinentin më të shtrenjë. Me gjashtë qytete në Top 10; Hong Kong, Tokio, Tel Aviv, Shangai, Guangzhou dhe Seul Azia dominon listën si një ndër kontinentet më të shtrenjta.

Azia ka regjistruar gjithashtu dhe rritjen më të shpejtë në listë me kryeqytetin e Sri Lankës, Colombo-n i cili u ngjit me 23 vende, nga 162 në 149.

Mirëpo veç vendeve që janë kanë patur rritje në listë, ka dhe nga ato qytete që kanë pësuar rënie. Një dnër ta është dhe Parisi, i cili dikur kryesonte listën, këtë vi doli në vendin e 30-të. Madridi, Roma dhe Brukseli ranë gjithashtu.

“Pothuajse çdo qytet i madh i Eurozonës pa një rënie në renditje këtë vit pasi euro performoi më keq në 12 muajt e fundit sesa dollari amerikan dhe paundi britanik,” shpjegoi drejtori i ECA-së Lee Quane.

Faktorët e jashtëm si politika dhe konfliktet ndërkombëtare mund të luajnë gjithashtu një rol. Pushtimi rus i Ukrainës dhe sanksionet shoqëruese të vendosura nga shumë vende bënë që Moska të dilte në vendin e 62-të dhe Shën Petersburgu zbriti në vendin e 147-të.

Kategoritë
LajmeVendi