Punëtorë nga Filipinet në Elbasan, 20 mijë vende të lira por fasoneritë nuk gjejnë dot punëtorë

Në fasoneritë e vendit janë të lira rreth 20 mijë vende pune, por punonjës nuk ka.

Për të plotësuar mungesat në staf, kjo industri po punëson të huaj, kryesisht nga Filipinet.

Kjo zgjidhje po i rëndon ekonomikisht pronarët, pasi punëtorët e huaj paguhen dyfishin e atyre shqiptarë.

Gjergji Gjika, kryetar i Shoqatës së Fasonëve thotë se ata qëndrojnë në Shqipëri përkohësisht, pasi synim i tyre është Bashkimi Evropian.

Vitet e fundit kjo industri po përballet me vështirësi të mëdha në plotësimin e stafeve.

Për shkak të mungesave, bizneset janë duke punuar me kapacitet të reduktuar.

Gjergji Gjika: Në 6-7 veta, dy janë larguar dhe pesë janë.Ka vende të lira pune për 15-20 mijë veta. Në përgjithësi bëhet shumë propagandë për këta të huajt, këta aziatikët, Lindja e largët. Por jeta ka treguar që këta e kanë shfrytëzuar Shqipërinë si trampolinë për të kaluar në vendet e BE-së, nuk kanë pasur jetëgjatësi të madhe.

Nga ana tjetër, nuk është politika jonë një politikë për të punësuar të huaj. Kur e kemi ngritur këtë biznes në Shqipëri nuk e kemi menduar që do të punësojmë njerëz të huaj, kemi menduar që do të punësojmë shqiptarë. Tani shqiptarët po marrin trastat dhe po ikin nga sytë-këmbët gjatë kësaj periudhe falë edhe lumturisë së madhe që gjejnë te vendi dhe shpresës për të ardhmen.

Në këtë kuadër nuk na mbetet gjë tjetër vetëm të mendojmë që të shfrytëzojmë në maksimum potencialet aktuale të vendit. Unë nuk e shoh të ardhmen te punësimi i të huajve, te emigracioni nga jashtë- brenda. Unë e shoh të ardhmen pikërisht në punësimin cilësor dhe profesionist të shqiptarëve.

Në vitin e pandemisë, kur ishin dhe zgjedhjet, sot një vit, shteti punësoi nja 40 mijë veta. Më i miri ishte me 30 mijë lekë të reja, u dyndën dhe u shtynë që të futeshin në punë nëpër bashki, nëpër institucione qëndrore, nëpër agjenci lekëmbledhëse, si tatimet, doganat dhe asnjë nuk u ankua që të thoshte 30 mijë lekëshi që më ofron shteti është pak.Tani do bëjmë një marrëveshje fjale, 30 mijë lekëshi që ofron shteti ndryshon gjë nga 30 mijëlekëshi që ofron privati?

Emigrimi nuk është e vetmja arsye që fasoneritë nuk po gjejnë dot punonjës.

Paga e ulët, orët e gjata të punës dhe kushtet e vështira po i mbajnë larg shqiptarët nga kjo industri.

Kategoritë
EkonomiLajmeRajoni