Punëtoret teknike të Kuvendit në muajin e tretë të grevës

Punëtoret teknikë të Kuvendit të Kosovës po hyjnë në muajin e tretë të grevës, një nga grevat më të gjata në historinë e këtij institucioni, ka njoftuar kryetari i Federatës Sindikale të Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi.

Kërkesa kryesore e grevistëve është rritja e pagës nga 250 euro në 550 euro, një kërkesë që, deri më tani, ka mbetur e paplotësuar.

“Sot po hyjmë në muajin e tretë të grevës në Kuvendin e Kosovës, greva më e gjatë që njeh historia, të dy palët nuk po lëvizin, grevistët jo se jo, vetëm plotësimi i kërkesës ato i kthen në punë”, ka thënë Azemi në Facebook.

Azemi falenderoi nënkryetaren e Kuvendit, Saranda Bogujevci, që lejoi grevistët të qëndrojnë brenda ndërtesës për t’i shpëtuar të ftohtit.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi