Punonjësit e mediave në Greqi hyjnë në grevë 24-orëshe

Rrjedha e lajmeve në vend u ndërpre për një ditë, në kuadër të grevës së gazetarëve të mediave të cilët kërkuan rinovimin e kontratave kolektive të punës dhe kushte më të mira ekonomike.

Të gjithë përfaqësuesit e mediave në Greqi hynë në një grevë 24-orëshe, pas thirrjes së Shoqatës së Punonjësve të Mediave (ESHEA).

Rrjedha e lajmeve në vend u ndërpre për një ditë, në kuadër të grevës së gazetarëve të mediave të cilët kërkuan rinovimin e kontratave kolektive të punës dhe kushte më të mira ekonomike.

Në deklaratën e tyre të përbashkët, anëtarët e mediave shprehën kërkesat e tyre si fillimi i negociatave për rinovimin e kontratave kolektive të punës, paga fillestare minimale në media të jetë 1.250 euro, rritje minimale prej 10 për qind të pagave, rritje e shtesave për detyrat jashtë qytetit dhe 250 euro shtesë në ditë për lajmet për fatkeqësitë natyrore.

Buletinet e lajmeve në radio dhe televizion u anuluan ndërsa faqet e internetit gjithashtu ndaluan së ofruari përditësime të lajmeve.

Për shkak të grevës nesër nuk do të botohen gazetat në vend.

Greva e cila ka nisur në orën 05:00 sipas kohës lokale, do të përfundojë nesër në orën 05:00.

Kategoritë
LajmeTë ndryshme