Sindikata e mjekëve dhe infermierëve në Itali ka bërë thirrje që autoritetet të angazhojnë ushtrinë në spitale, si reagim ndaj rritjes së numrit të sulmeve nga pacientët dhe të afërmit e tyre ndaj punonjësve shëndetësorë.
Në njërën nga videot e fundit në rrjetet sociale, shihen punonjësit e spitalit në Foggia, në jug të vendit, të bllokuar në një dhomë. Ata u mbyllën pasi në spital mbërritën 50 të afërm dhe miq të një 23-vjeçareje që kishte ndërruar jetë pas një operacioni urgjent. Gjatë kësaj ngjarjeje disa punonjës u lënduan. Ky rast ndodhi të premten, më 6 shtator.
Dy ditë më vonë, i njëjti spital raportoi edhe një sulm tjetër, ku një pacient goditi tre infermiere të urgjencës. Të martën, më 10 shtator, një pacient sulmoi një mjek në një spital në Casarano.
Dy sulme të tjera fizike u raportuan këtë javë në provincën e Napolit, ku punonjësit shëndetësorë thanë se sulmi ndodhi pasi pacientët dhe familjarët e tyre u kërkuan të prisnin në radhë. Një i afërm i një pacienti goditi muajin e kaluar një praktikant në një spital në Palermo.
Antonio De Palma, presidenti i sindikatës Nursing Up, deklaroi se kurrë më parë nuk kishte pasur një nivel kaq të lartë të rrezikut dhe agresivitetit. Ai bëri thirrje që autoritetet të adresojnë urgjentisht këtë situatë dhe të shqyrtojnë mundësinë e angazhimit të ushtrisë në institucionet shëndetësore.
@corrieredellasera Una ragazza di 23 anni, Natasha Pugliese, muore durante un intervento chirurgico e circa 50 persone, tra parenti e amici, si scagliano contro medici e personale sanitario, prendendoli a calci, schiaffi e pugni. È accaduto la sera del 4 settembre nel reparto di chirurgia toracica del Policlinico Riuniti di Foggia. La ragazza, originaria di Cerignola, era ricoverata da giugno scorso in seguito a un incidente stradale avvenuto nella sua città e dopo mesi in rianimazione era stata trasferita in chirurgia toracica per essere sottoposta a un delicato intervento chirurgico. Un ultimo tentativo, a quanto è dato di sapere, per cercare di salvarle la vita, che però non è riuscito. Alla notizia del decesso i congiunti tra parenti e amici della ragazza si sono presentati in ospedale, colpendo a pugni e calci l’équipe. Una dottoressa ha riportato la frattura della mano rimasta schiacciata in una porta: il video choc di medici e infermieri asserragliati in una stanza dell’ospedale #foggia #notiziedegiorno #corrieredellasera
♬ suono originale – Corriere della Sera – Corriere della Sera
Presidenti i Federatës Italiane të Shoqatave Shkencore Mjekësore (Fism), Loreto Gesualdo, propozoi që t’u ndalohet për tre vjet mbrojtja shëndetësore falas atyre që sulmojnë punonjësit shëndetësorë dhe/ose dëmtojnë institucionet shëndetësore.
Sipas të dhënave të Fism-it, vitin e kaluar u regjistruan më shumë se 16,000 sulme verbale dhe fizike ndaj punonjësve shëndetësorë. Vitin e kaluar, një 62-vjeçar u dënua me 16 vjet burg për vrasjen e një mjeku në vitin 2022 përpara një spitali në Milano. I dënuari pretendoi se kishte marrë një terapi që ishte e padobishme.
Shumë sulme janë rezultat i mungesës së punonjësve shëndetësorë dhe zhgënjimit për shkak të pritjes së gjatë për operacione dhe konsultime. Kjo mungesë u përshkallëzua gjatë pandemisë së koronavirusit, kur u përshpejtua largimi i këtyre punonjësve jashtë vendit. Pavarësisht problemeve në shëndetësi, qeveria e kryeministres Giorgia Meloni planifikon shkurtime të mëtejshme financiare në sektorin e shëndetësisë.
Sipas të dhënave të Forumit të Shoqatave Shkencore të Klinikave Spitalore dhe Universitare Italiane të vitit 2023, këtij vendi i mungonin 30,000 mjekë. Midis viteve 2010 dhe 2020 u mbyllën 111 spitale dhe 113 qendra urgjence, shkruan gazeta Guardian.