“Pushime për të gjithë”, qeveria paguan grekët që të shkojnë të bëjnë qejf: Si aplikohet

Duke filluar nga sot, 200 mijë grekë do të kenë shansin për të përfituar një biletë me vlerë 150 euro për të pushuar në disa zona të caktuara brenda territorit të vendit. Qeveria ka hapur një adresë të posaçme ku çdokush me të ardhura të kufizuara mund të aplikojë dhe të bëhet përfitues i kësaj bilete.

Nën moton “pushime për të gjithë”, qeveria greke ka ndërmarrë këtë nismë me qëllim mundësimin e pushimeve edhe për ata që nuk kanë mundësi, por më tepër, për të nxitur vizitorët të shkojnë në disa zona apo ishuj jo shumë të preferuara nga turistët. Kjo sipas autoriteteve vendase do të rrisë qarkullimin e parasë në këto zona duke nxitur kështu rritjen ekonomike aty, raporton abcnews.al.

Pjesë e skemës do bëhen vetëm ata që kanë të ardhura të ulta dhe janë në moshë madhore, ndërkohë që përfitimi shkon deri në 200 euro për personat me aftësi të kufizuara. Mund të aplikojë kushdo që është rezident me dokumente të rregullta në Greqi dhe paguan taksa aty.

Kategoritë
BotaLajme