Putin dhe al-Assad diskutojnë marrëdhëniet ekonomike dhe pasojat e tërmetit

“Pavarësisht gjithçkaje, marrëdhëniet tona po zhvillohet, përfshirë edhe në fushën ekonomike. Gjatë vitit të kaluar u regjistrua një rritje prej 7 për qind në tregti”, tha Putin në një konferencë për media pas takimit me al-Assad

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka diskutuar në Moskë marrëdhëniet ekonomike dhe pasojat e tërmetit me homologun e tij sirian, Bashar al-Assad, transmeton Anadolu.

“Pavarësisht gjithçkaje, marrëdhëniet tona po zhvillohet, përfshirë edhe në fushën ekonomike. Gjatë vitit të kaluar u regjistrua një rritje prej 7 për qind në tregti”, tha Putin në një konferencë të përbashkët për media pas takimit me al-Assad.

Putin tha se tërmetet me epiqendër në Türkiyen jugore, që u ndjenë edhe në Siri, e përkeqësuan situatën humanitare. Ai shtoi se Rusia po përpiqet të ofrojë mbështetje.

Mbi 13 milionë njerëz në Türkiye janë prekur nga dy tërmetet e fuqishme që tronditën 11 provinca turke dhe vranë të paktën 48.448 njerëz.

Si pasojë e tërmeteve, sipas shifrave të Kombeve të Bashkuara (OKB), edhe në Siri jetën e humbën të paktën 6 mijë njerëz.

Kategoritë
BotaLajme