Putin dhe kryeministri indian Modi diskutojnë për situatën në tregun global të ushqimit

Putin dhe Modi biseduan edhe për marrëdhëniet Rusi-Indi, ku ranë dakord për vazhdimin e kontakteve mes dy vendeve në nivele të ndryshme

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin diskutoi me kryeministrin e Indisë, Narendra Modi, për situatën në tregun global të ushqimit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga pallati i Kremlinit thuhet se Putin zhvilloi bisedë telefonike me kryeministrin Modi.

Në bisedë u diskutua për luftën mes Rusisë dhe Ukrainës. Putin e informoi Modin lidhur me situatën në Ukrainë. Ai tha se “Qeveria e Kievit dhe vendet perëndimore po ndjekin një politikë të rrezikshme dhe provokuese për tensionimin e krizës dhe në drejtim për të minuar përpjekjet lidhur me zgjidhjen politike dhe diplomatike”.

Po ashtu u diskutua edhe për situatën në tregun global të ushqimit, ku Putin tërhoqi vëmendjen se “gabimet sistematike që disa vende kanë bërë në tregun e lirë të produkteve ushqimore dhe se elementët në fjalë ndikojnë negativisht edhe tregun e energjisë”.

Putin dhe Modi biseduan edhe për marrëdhëniet Rusi-Indi, ku ranë dakord për vazhdimin e kontakteve mes dy vendeve në nivele të ndryshme.

Kategoritë
BotaLajme