Putin dhe Orban diskutojnë për situatën në Ukrainë dhe Siri

Gjatë bisedës mes dy liderëve u diskutua edhe për “situatën e tensionuar në Lindjen e Mesme, në aspektin e zhvillimeve të fundit në Siri”

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban diskutuan për situatën në Ukrainë dhe Siri, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga Pallati i Kremlinit thuhet se Putin dhe Orban zhvilluan bisedë telefonike.

Në bisedën ku u trajtua çështja e Ukrainës, Putin ka komentuar lidhur me, siç tha ai, “qasjen shkatërruese të qeverisë së Kievit e cila nuk dëshiron zgjidhje me rrugë paqësore të çështjes, situatës në Ukrainë”.

Orban tha se ka zhvilluar biseda me disa liderë perëndimorë duke potencuar se është pro që të inkurajohet gjetja e rrugëve politiko-diplomatike për zgjidhjen e krizës së Ukrainës.

Gjithashtu gjatë bisedës mes dy liderëve u diskutua edhe për “situatën e tensionuar në Lindjen e Mesme, në aspektin e zhvillimeve të fundit në Siri”.

Putin dhe Orban folën edhe për marrëdhëniet mes Rusisë dhe Hungarisë ndërsa shkëmbyen mendime për çështje lidhur me bashkëpunimin në fushën e ekonomisë dhe tregtisë si dhe projektet e përbashkëta në fushën e energjisë.

Kategoritë
BotaLajme