Putin diskuton situatën në Ukrainë me homologun kinez Xi Jinping

Jinping ka tërhequr vëmendjen mbi “legjitimitetin e hapave të ndërmarrë nga Rusia për të mbrojtur interesat e saj thelbësore kombëtare përballë kërcënimeve ndaj sigurisë së saj nga fuqitë e huaja”

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, diskutoi situatën në Ukrainë me presidentin e Kinës, Xi Jinping, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate me shkrim nga Kremlini, thuhet se Putin dhe Jinping zhvilluan një bisedë telefonike.

Në bisedën telefonike, ku u diskutuan marrëdhëniet mes Rusisë dhe Kinës, u vendos që të zgjerohet bashkëpunimi në fushën e energjisë, financave, industrisë, transportit dhe fushave të tjera, “duke marrë parasysh situatën në ekonominë globale që është bërë edhe më komplekse si pasojë e politikës sanksionuese të paligjshme të Perëndimit”.

Ndër të tjera, në bisedë u bë e ditur se pozicionet e dy vendeve në arenën ndërkombëtare janë të afërta me njëra-tjetrën dhe theksi u vendos mbi rëndësinë e punimeve të përbashkëta në kuadrin e Organizatën e Bashkëpunimit të Shangait (SCO) dhe plaftormës BRICS.

Gjatë telefonatës është diskutuar edhe situata në Ukrainë. Putin ka bërë një vlerësim lidhur me këtë çështje, ndërsa edhe Jinping ka tërhequr vëmendjen mbi “legjitimitetin e hapave të ndërmarrë nga Rusia për të mbrojtur interesat e saj thelbësore kombëtare përballë kërcënimeve ndaj sigurisë së saj nga fuqitë e huaja”.

Putin dhe Jinping kanë rënë dakord për vazhdimin e kontakteve në nivele të ndryshme mes dy vendeve.

Kategoritë
BotaLajme