Putin ftoi kampionin më të gjatë dhe më të rëndë të boksit në histori për t’u bashkuar me ushtrinë

Gjiganti i boksit Nikolai Valuev (49), i njohur si kampioni botëror më i gjatë (213 cm) dhe më i rëndë (150 kg) në historinë e boksit, mori një ftesë për t’u bashkuar me forcat e armatosura ruse.

Më 21 shtator, presidenti rus Vladimir Putin njoftoi fillimin e mobilizimit të pjesshëm, duke shpjeguar se ky vendim synon të mbrojë Rusinë dhe sovranitetin e saj dhe në mesin e të rekrutuarve do të jetë edhe kampioni i famshëm i boksit.

Pas daljes në pension në vitin 2009, Valev hyri në politikë dhe iu bashkua parlamentit rus (Duma) në 2011 si anëtar i partisë pro-Putin Rusia e Bashkuar.

Duhej bërë një karrige e posaçme që të ulej kur të vinte në parlament dhe kishte probleme serioze me kockat dhe kyçet. Ai u detyrua në dy operacione, por kjo nuk e pengoi ushtrinë e Putinit ta thërriste atë.

Në një intervistë për mediat shtetërore ruse, ai tha se iu dorëzua një thirrje kur ishte në Donbass në Ukrainën lindore dhe se do të shkonte në zyrën ushtarake javën e ardhshme për të aplikuar.

Siç theksoi ai, mobilizimi i pjesshëm është një vendim shumë i rëndësishëm për shtetin. Sipas tij, një numër i madh mercenarësh të huaj kanë mbërritur në territorin e Ukrainës, bëhet fjalë për dhjetëra mijëra njerëz dhe ai beson se ushtria ruse ka nevojë për mbështetje.

Kategoritë
BotaLajme