Putin i jep xhaketën presidentit të Emirateve Arabe se kishte ftohtë

Ndërsa Vladimir Putin akuzohet se ka kërkuar qëllimisht të ngrijë miliona ukrainas këtë dimër duke goditur furnizimet me energji, ai ofroi pallton e tij për të mbajtur ngrohtë një nga njerëzit më të pasur në botë.

Ai i ka dhënë në Shën Petersburg pallton e tij italiane Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, presidentit të tretë të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Gjithashtu sundimtar i Abu Dhabit, ai është nga familja e katërt më e pasur në planet dhe pasuria e tij personale vlerësohet në 27 miliardë paund.

Sheiku mbante pallton e zezë të Putinit mbi veshjen e tij tradicionale, por nuk i vuri krahët në mëngë, ndërsa lideri i Kremlinit e takoi para se të largohej nga Pallati Konstantinovsky.

Gjesti miqësor erdhi në momentin që Putini akuzohet se përdori raketat e tij për të goditur pamëshirshëm furnizimet me energji elektrike në Ukrainë, duke lënë mijëra civilë pa ngrohje.

Kategoritë
BotaLajme