Putin iu bashkohet ushtarëve dhe qëllon me snajper

Presidenti rus Vladimir Putin inspektoi sot një terren stërvitjesh për trupat e mobilizuara ruse dhe u shfaq duke gjuajtur me një pushkë snajper. Siç duket në pamjet e publikuara, kreu i Kremlinlit synon të tregojë mbështetjen e tij personale për ushtarët që shkojnë për të luftuar në Ukrainë.

Në pamje duket presidenti Putin i shtrirë në tokë dhe qëllon nga një pushkë. Në një tjetër, ai u pa duke shkundur pluhurin nga pardesyja e tij dhe duke i rënë supeve një ushtari që i uronte fat.

Ai u shoqërua në udhëtimin në Ryazan, në juglindje të Moskës, nga ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu.

Vizita erdhi një ditë pasi Putin shpalli ligjin ushtarak në katër rajone të pushtuara të Ukrainës, një hap i dënuar si i paligjshëm nga Ukraina, aleatët e saj dhe Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.

Kategoritë
BotaLajme