Putin komenton fitoret e Ukrainës: Nuk i ndryshojnë planet tona

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin komentoi për herë të parë fitoret e njëpasnjëshme që po korr ushtria ukrainase me anë të kundërofensivës së saj në jug dhe lindje të vendit.

Kreu i Kremlinit deklaroi se rimarrja e kontrollit të këtyre rajoneve nga Ukraina, nuk do të ndryshojë planet e Rusisë. Sipas tij, ofensiva në rajonin e Donbasit është në shinat e duhura.

“Rusia deri në këto momente nuk ka dislokuar të gjithë kapacitetet e saj. Operacioni ynë në Donbas nuk do të ndalojë”.

Rajoni lindor i Donbasit ishte në fokus të pushtimit rus që në ditën e parë të ofensivës. Sipas Putin, banorët rus-folës në rajonin e industrializuar po pësonin gjenocid nga ana e Ukrainës.

Disa pjesë të rajonit të Donbasit kanë qenë nën kontrollin e separatistëve rusë që prej vitit 2014.

 

Kategoritë
BotaLajme