Putin në një bisedë me Erdoğan përcjell ngushëllimet për tërmetet vdekjeprurëse në Turqi

“Gjatë bisedës telefonike, presidenti rus dha gjithashtu informacione për mbështetjen e Rusisë për Türkiyen në kërkim-shpëtim dhe ndihmë në fatkeqësi”, thuhet në njoftim

Presidenti rus, Vladimir Putin, i ka përcjellë ngushëllimet e tij homologut të tij turk, Recep Tayyip Erdoğan, pas tërmeteve të fuqishëm vdekjeprurës në Türkiyen jugore, transmeton Anadolu.

Drejtoria e Komunikimeve e Türkiyes njoftoi se në një telefonatë me presidentin Erdoğan, Putin shprehu ngushëllimet për humbjen e qindra jetëve të njerëzve dhe uroi shërim për të plagosurit.

“Gjatë bisedës telefonike, presidenti rus dha gjithashtu informacione për mbështetjen e Rusisë për Türkiyen në kërkim-shpëtim dhe ndihmë në fatkeqësi”, thuhet në njoftim.

Të paktën 1.498 persona humbën jetën dhe 8.533 të tjerë janë plagosur në dhjetë provinca turke pasi dy tërmete të fuqishme goditën pjesën jugore të vendit.

Herët në mëngjesin e sotëm, një tërmet i fuqishëm 7.7 ballë me qendër në rrethin Pazarcık tronditi qytetin Kahramanmaraş dhe preku rëndë disa provinca, përfshirë Gaziantep, Şanlıurfa, Diyarbakır, Adana, Adıyaman, Malatya, Osmaniye, Hatay dhe Kilis.

Një tërmet tjetër 7.6 ballë sërish pasdite goditi qytetin Kahramanmaraş dhe këtë herë ishte me qendër në rrethin Elbistan.

Kategoritë
BotaLajme