Putin në një ceremoni njofton bashkëngjitjen e 4 rajoneve ukrainase Federatës Ruse

Presidenti rus Putin deklaroi se qytetarët e katër rajoneve ukrainase do të bëhen qytetarë rusë “përgjithmonë”

Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi bashkëngjitjen e katër rajoneve ukrainase Rusisë.

Duke folur në një ceremoni në Kremlin, Putin tha se referendumi u mbajt dhe populli i këtyre rajoneve zgjodhi këtë rrugë.

Ai theksoi se nuk ka mëdyshje se Parlamenti i Rusisë do të mbështesë bashkëngjitjen e këtyre katër rajoneve të reja në përbërjen e Federatës Ruse.

“Donetsku, Khersoni, Luhansku dhe Zaporizhzhia shfrytëzuan të drejtën e tyre për vetëvendosje, të cilën e garantojnë Kombet e Bashkuara”, ka thënë Putin.

Nga 23 deri më 27 shtator, rajonet separatiste të Ukrainës, Donetsk dhe Luhansk dhe pjesët e kontrolluara nga Rusia të Zaporizhzhias dhe Khersoni mbajtën referendume për bashkimin me Rusinë.

Ministria e Jashtme ruse njoftoi të mërkurën se më shumë se 98 për qind e banorëve që jetojnë në rajonet e Ukrainës mbështesin bashkimin me Rusinë.

Referendumi u dënua nga komuniteti ndërkombëtar, nga vendet evropiane, ndërsa SHBA-ja i quajti “të rreme” dhe “të paligjshme”.

Kategoritë
BotaLajme