Putin nënshkruan dekretin, do të mobilizojë edhe 160 mijë ushtarë

Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një dekret për thirrjen pranverore për mobilizim, me të cilin planifikohet mobilizimi i 160.000 ushtarëve të moshës nga 18 deri në 30 vjeç.

Si një nga paralajmërimet shtesë për një ofensivë të re të ushtrisë ruse në Ukrainë, është shpallur mobilizimi vjetor i popullsisë në gjendje të aftë për shërbim ushtarak në Rusi.

Në vitin 2024, mobilizimi pranveror përfshinte rreth 150.000 persona, në vitin 2023 rreth 147.000 dhe në vitin 2022 rreth 134.000 persona.

Kjo rekrutim përfshin civilë të aftë për shërbim ushtarak të moshës nga 18 deri në 30 vjeç, duke respektuar kështu pragun e ri të mobilizimit.

Në gusht të vitit 2023, Vladimir Putin nënshkroi një dekret me të cilin kufiri maksimal i moshës për rekrutim u ngrit nga 27 në 30 vjeç.

 

Kategoritë
BotaLajme