Putin: Pavarësisht problemeve, të ardhurat tona nga nafta dhe gazi po rriten

“Pavarësisht problemeve që dashakeqësit dhe ziliqarët po përpiqen të krijojnë kundër nesh, buxheti ynë po mbushet me ritmin e duhur, të ardhurat tona nga nafta dhe gazi po rriten”, tha Putin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka deklaruar se treguesit në ekonominë e vendit janë stabilizuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një takim në kryeqytetin Moskë me Daniil Yegorov, kreun e Shërbimit Federal të Taksave (FNS), Putin bëri vlerësime lidhur me ekonominë e vendit.

“Pavarësisht problemeve që dashakeqësit dhe ziliqarët po përpiqen të krijojnë kundër nesh, buxheti ynë po mbushet me ritmin e duhur, të ardhurat tona nga nafta dhe gazi po rriten”, tha Putin.

Ai theksoi se të ardhurat e Rusisë nga eksporti i energjisë vazhdojnë të rriten. “Dhe më e mira kryesisht është se po rriten edhe të ardhurat tona përveç naftës dhe gazit natyror”, theksoi Putin.

Putin theksoi se treguesit në ekonominë e vendit janë stabilizuar. “Për mendimin tim të gjitha këto tregojnë se treguesit ekonomik janë stabilizuar, të paktën tani për tani. I kuptojmë rreziqet, e shohim se këto rreziqe mund të përjetohen në afat të mesëm, ato nuk janë eliminuar ende, të gjitha këto janë shumë të qarta”, shtoi Putin.

Yegorov tha se të ardhurat e taksave në buxhetin federal të Rusisë në gjysmën e parë të këtij viti kanë arritur në 16,9 trilionë ruble (rreth 284 miliardë dollarë) duke u rritur me 32 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit kaluar.

Kategoritë
BotaLajme