Putin provon ta shantazhojë BE’në: Nëse doni gaz duhet të paguani me Rubla

Presidenti Putin po provon ta shantazhojë BE-në pas sanksioneve që i janë vendosur Federatës Ruse shkaku i agresionit rus në Ukrainë. Putin ka vendosur që pagesat për gazin rus të bëhen vetëm në valutën kombëtare të Rusisë, Rubla. Evropa importon 40% të gazit nga Rusia.

“Kam marrë vendim që të ndryshoj mënyrën e pagesës në Rubla për furnizimet me gazin natyror për shtetet armiqësore”, tha Putin në një takim me zyrtarët qeveritarë në Kremlin, shkruan Bloomberg, transmeton Gazeta Express.

Putin  ka urdhëruar që kjo mënyrë e re e pagesës të zbatohet brenda javës.

“S’ka kuptim që mallrat që i dërgojmë në BE dhe ShBA të paguhen me euro apo dollarë”, ka thënë Putin në takimin me zyrtarët qeveritarë.

Rusia ka vendosur një sërë shtetet në listën e shteteve armiqësore përfshirë shtetet anëtare të BE-së, ShBA-në, Kanadanë, Australinë, Japoninë etj.

Kategoritë
BotaLajme