Putin: Rënia më e madhe e prodhimit në Rusi në sektorin automotiv

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin deklaroi se kompanitë perëndimore të automjeteve kanë shkelur përgjegjësitë e tyre në Rusi.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin deklaroi se kompanitë perëndimore të automjeteve kanë shkelur përgjegjësitë e tyre në Rusi, transmeton Anadolu.

Gjatë një vizite në një fabrikë motorësh të trenave në rajonin Tula, Putin akuzoi kompanitë perëndimore për shkak të problemeve në sektorin automotiv në vend. “Tashmë këto kompani t’i quajmë ‘ish partnerët tanë’. Vepruan jashtëzakonisht gabim, shkelën të gjitha përgjegjësitë e tyre”, tha ai.

Duke vënë në dukje se rënia më e madhe në fushën e prodhimit në vend është përjetuar në sektorin automotiv, Putin tha: “Fatkeqësisht rënia më e madhe e prodhimit në vendin tonë u përjetua në sektorin automotiv. Kjo ka ndodhur për shkak të veprimeve të të ashtuquajturve partnerët tanë”.

Më tej Putin theksoi se qeveria ruse ka marrë masa të ndryshme për shkak të problemeve në sektorin automotiv.

“Duhet të sigurojmë automjete në numrin që kemi nevojë dhe në cilësinë që duhet. Programi i subvencionit që kemi filluar për këtë arsye, synonte të ndihmonte njerëzit të blinin automjetin nën dritën e rritjes së çmimeve dhe inflacionit dhe që do të mbështeste industrinë e automjeteve. Këto masa të marra për të mbështetur industrinë automotive, janë të mjaftueshme për të siguruar rritjen e volumit të prodhimit automotiv në të ardhmen e afërt”, shtoi Putin.

Për shkak të sanksioneve në Rusi, marka të tilla si Renault, Mercedes-Benz, Nissan dhe Toyota ndërprenë vitin e kaluar aktivitetet e tyre në vend.

Shitjet e automjeteve në Rusi shënuan rënie me 58.8 për qind në vitin 2022 në krahasim me një vit më parë dhe ranë në 678 mijë.

Kategoritë
BotaLajme