Putin rriti numrin e ushtarëve në ushtrinë ruse me 180 mijë

Numri i personelit të Forcave të Armatosura të Rusisë do të jetë 2.389.130 persona, përfshirë 1.5 milion ushtarë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin nënshkroi dekretin që rrit numrin e ushtarëve në ushtrisë ruse me rreth 180 mijë duke çuar numrin e përgjithshëm të personelit ushtarak në afro 2.4 milionë, transmeton Anadolu.

Sipas dekretit të nënshkruar nga Putin dhe të publikuar në Sistemin Informativ të Ligjit Shtetëror Rus, numri i personelit të Forcave të Armatosura të Rusisë do të jetë 2.389.130 persona, përfshirë 1.5 milion ushtarë.

Vendimi në fjalë do të hyjë në fuqi më 1 dhjetor.

Me një dekret që nënshkroi në dhjetor 2023, Putin e çoi numrin e personelit ushtarak në ushtrinë ruse në 2.209.130, nga të cilët 1.320.000 ushtarë.

Kategoritë
BotaLajme