Putin: Rusia dëshiron të ndalojë “konfliktin” në Ukrainë

Presidenti Putin tha se ndjen keqardhje që pala ukrainase refuzoi bisedimet

Presidenti rus Vladimir Putin tha se Rusia do të bëjë gjithçka për të ndalur “konfliktin” në Ukrainë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në një takim me kryeministrin indian Narendra Modi në Samarkand, Uzbekistan, Putin tha se ndjen keqardhje që pala ukrainase refuzoi bisedimet.

“Unë e di qëndrimin tuaj për konfliktin në Ukrainë, shqetësimet tuaja që vazhdimisht i shprehni. Ne do të bëjmë gjithçka për ta ndalur këtë sa më shpejt të jetë e mundur. Vetëm, për fat të keq, pala kundërshtare, udhëheqësia e Ukrainës, njoftoi refuzimin e procesit të negociatave dhe deklaroi se synimet e saj dëshiron t’i arrijë me mjete ushtarake, siç thonë ata ‘në fushën e betejës’. Megjithatë, ne do t’ju mbajmë gjithmonë të informuar për atë që po ndodh atje”, tha ai.

Kategoritë
BotaLajme