Putin takon anëtarin serb të Këshillit Presidencial të Bosnjë e Hercegovinës“

“Ne u njohim si mik i vendit tonë dhe jam i lumtur që ju shoh dhe kam mundësinë të diskutojmë situatën në rajon dhe marrëdhëniet tona dypalëshe me ju”, i tha Dodikut presidenti Putin në një takim në Moskë

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka takuar anëtarin serb të Këshillit Presidencial të Bosnjë e Hercegovinës (BeH), Milorad Dodik, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Ne u njohim si mik i vendit tonë dhe jam i lumtur që ju shoh dhe kam mundësinë të diskutojmë situatën në rajon dhe marrëdhëniet tona dypalëshe me ju”, i tha Dodikut presidenti Putin në një takim në Moskë.

Dodik, nga ana e tij, tha se takimi me presidentit Putin ishte një “ngjarje e rëndësishme për të” dhe se ai është i përkushtuar të bashkëpunojë me Rusinë.

“Ne jemi një komunitet i vogël dhe fakti është se mbajtja e komunikimit me ju forcon pozicionin tonë”, shtoi ai.

Dodik tha se ai loboi për një ndeshje miqësore midis ekipeve të futbollit rus dhe boshnjak, që është planifikuar për më 19 shtator në Shën Petersburg. Ai shprehu shpresë ndeshja do të zhvillohet, pavarësisht “kundërshtimit”.

Për këtë, Putin u përgjigj se “sporti duhet të bashkohet dhe të mos ndajë njerëzit”.

“Kështu që, shpresoj që ngjarjet sportive të zhvillohen dhe do të luajë një rol në zhvillimin e lidhjeve sportive dhe humanitare ndër-njerëzore”, tha ai.

Kategoritë
BotaLajme