Putin thotë se bisedimet mund të ndodhin vetëm nëse Ukraina pranon humbjen e territoreve

Në komentet e tij të fundit mbi gatishmërinë e Rusisë për bisedime diplomatike, presidenti rus Vladimir Putin e ka bërë të qartë se ai ka ende një vijë të kuqe.

Duke folur me homologun e tij turk Recep Tayyip Erdogan, Putin tha se Ukraina duhet të marrë parasysh “realitetet e reja territoriale” që të ndodhin bisedimet, raporton Sky News, përcjell Telegrafi.

Putini pati thënë se Rusia ishte gati për bisedime, duke akuzuar Ukrainën dhe Perëndimin për refuzim të bashkëpunimit.

Por Rusia e ka bërë të qartë se Ukraina duhet të heqë dorë nga territori në mënyrë që të fillojnë bisedimet.

Konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës ka filluar më 24 shkurt të vitit 2022. /Telegrafi/

Kategoritë
BotaLajme