Putin zhvillon bisedën e parë telefonike me presidentin sirian Al-Sharaa

Presidenti rus ka konfirmuar gatishmërinë e Rusisë për të ndihmuar administratën e re në adresimin e problemeve socio-ekonomike në Siri

Presidenti rus Vladimir Putin ka diskutuar sot perspektivat e bashkëpunimit ruso-sirian në bisedën e tij të parë telefonike me presidentin e Sirisë, Ahmed al-Sharaa, transmeton Anadolu.

Putin ka konfirmuar gatishmërinë e Rusisë për të ndihmuar administratën e re në adresimin e problemeve socio-ekonomike në Siri, përfshirë ofrimin e ndihmës humanitare, tha Kremlini në një deklaratë. Dy liderët kanë rënë dakord të mbajnë kontakte.

Bashar al-Asad, lideri i Sirisë për gati 25 vjet, u arratis në Rusi më 8 dhjetor pasi opozita siriane mori kontrollin e vendit, duke i dhënë fund sundimit prej dekadash të familjes së tij. Al-Sharaa u shpall president në janar.

Kategoritë
BotaLajme