Putini kërcënoi me armë bërthamore, Xhaçka “dënon” urdhrin e tij: Ukraina po e fiton luftën

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka ka reaguar ndaj deklaratave të Presidentit rus, Vladimir Putin për mobilizim të pjesshëm dhe kërcënim me armë bërthamore.

Xhaçka shkruan se këto janë lëvizje të dëshpëruara nga ana e Moskës, teksa thekson se Ukraina po e fiton këtë luftë dhe këto lëvizje nuk do të dobësojnë mbështetjen ndaj rezistencës heroike të Ukrainës.

Referendumet e rreme dhe mobilizimet e pjesshme ushtarake janë lëvizje të dëshpëruara nga ana e Rusisë që vetëm sa do të përshkallëzojnë këtë luftë tragjike.

Rusia zgjodhi të fillonte një luftë ilegale që u ka kushtuar jetën dhjetëra mijëra civilëve të pafajshëm dhe ka shkatërruar ushtrinë Ruse.

Ukraina po e fiton këtë luftë dhe këto lëvizje nuk do të dobësojnë mbështetjen ndaj rezistencës heroike të Ukrainës”, shkruan Xhaçka.

Kujtojmë se presidenti rus, Vladimir Putin, nënshkroi sot një dekret për mobilizim të pjesshëm ushtarak në Rusi, që nënkupton thirrjen nën armë të 300 mijë rezervistëve. Gjatë një fjalimi drejtuar kombit, shefi i Kremlinit tha se ky vendim ishte i nevojshëm për të garantuar sovranitetin tokësor dhe sigurinë e popullit.

Kategoritë
BotaLajme