Putinit i mungojnë ushtarët, rezervistët të gjithë me thinja e rrudha në fytyrë

Fotografi të ushtrisë së plakur ruse të Vladimir Putinit po qarkullojnë kudo, ku rezervistët shihen të moshuar duke u dërguar në vija të frontit në Ukrainë, që sipas ekspertëve të sigurisë po cilësohet si turp i madh për Kremlinin.

Putin urdhëroi mobilizimin e 300 mijë rezervistëve që do të dërgohen për të luftuar në Ukrainë, por numri i rusëve që kanë ikur nga ky vendi që nga fillimi i këtij mobilizimi, është më i madh se numri i ushtarëve që Putini i dërgoi në Ukrainë në fillim të luftës.

Kategoritë
BotaLajme