Qabeja priti mbi 1.5 milion muslimanë në natën e 25-të të Ramazanit

Në deklaratë thuhet se Mesxhid el-Haram brenda të cilës ndodhet Qabeja në Mekë priti mbi 1.5 milion muslimanë në natën e 25-të të muajit Ramazan.

Autoritetet e Arabisë Saudite njoftuan se në natën 25-të të muajit Ramazan mbi 1.5 milion muslimanë kryen adhurim në Qabe, transmeton Anadolu.

Kryesia e Çështjeve të Haramejnit të Arabisë Saudite, në lidhje me çështjen publikoi një deklaratë nga llogaria e saj në median sociale.

Në deklaratë thuhet se Mesxhid el-Haram brenda të cilës ndodhet Qabeja në Mekë priti mbi 1.5 milion muslimanë në natën e 25-të të muajit Ramazan.

Mediat vendase kanë tërhequr vëmendjen se kjo është shifra më e lartë e regjistruar në Mesxhid el-Haram që nga fillimi i muajit të Ramazanit.

Ministria e Haxhit dhe Umresë e Arabisë Saudite në një deklaratë më 26 mars njoftoi se “për të mundësuar kryerjen e adhurimit për më shumë persona” do të lejohet që secili vetëm një herë të bëjë umre gjatë muajit të Ramazanit.

Kategoritë
BotaLajme