”Që jeta jonë mos mu vështirësu ma shumë’’, nesër protestohet sërish kundër shtrenjtimit të rrymës

Ali Sefaj nga iniciativa ”Asnjë Cent më Shumë”, ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë nesër në protestën e dytë që do të zhvillohet kundër shtrenjtimit të rrymës.

Ai i ftuar në Frontal në T7 ka ftuar qytetarët që ta ngrisin zërin në mënyrë që jeta në vend të mos vështirësohet më shumë.‘‘I ftoj qytetarët, nesër i madh i vogël me iu përgjigj ftesës për protestë. Kur të merret vendimi me kanë i pranueshëm për krejt akterët. Nesër ne mblidhemi në sheshin Zahir Pajazit. Po ju ftoj me u bashku me e ngrit zërin për një qëllim të përbashkët, që jeta jonë mos mu vështirësua ma shumë që jeta jonë me kanë e përballueshme. Dhe me gjet zgjidhjen e pranueshme për krejt akterët. Nëse jemi në shesh zëri jonë është aq i fuqishëm sa se scili akter që ka me trajtu këtë vendimmarrje arbitrare e që është Gjykata Themelore në Prishtinë ka me pas parasysh kërkesën tonën dhe shkeljet ligjore që i kanë bë këta gjatë procesit”, ka thënë ai.

Kategoritë
LajmeVendi